Wenger i thotë “jo” garës për president të FIFA-s

Wenger i thotë “jo” garës për president të FIFA-s

Written by

in

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i Gianni Infantinos në zgjedhjet që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas raportimit të gazetës britanike The Times, UEFA kishte shpresuar ta bindte legjendën e Arsenalit që të hynte në garën për kreun e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.

Wenger, 77-vjeçar, shihej si një kandidat serioz dhe i besueshëm për ta sfiduar Infantinon, por në fund ka vendosur të mos jetë pjesë e kësaj gare.

Ky zhvillim e vë UEFA-n në një situatë të vështirë, pasi sipas The Times, i kanë mbetur vetëm katër ditë për të mbështetur një kandidat tjetër kundër presidentit aktual të FIFA-s.

Zgjedhjet për president të FIFA-s do të mbahen më 18 mars 2027 në Rabat të Marokut.

Deri më tani, përveç Infantinos, kandidaturat e shpallura janë ato të presidentit të Federatës Japoneze të Futbollit, Kozo Tashima, dhe ish-mbrojtësit të Tottenhamit, Ramon Vega./Telegrafi/