Brazili nuk pranon që ta lirojë Raphinhan të kthehet te Barça

Brazili nuk pranon që ta lirojë Raphinhan të kthehet te Barça

Written by

in

Brazili nuk pranon që ta lirojë Raphinhan të kthehet te Barça

Më herët gjatë ditës së sotme, dukej se Barcelona do të merrte një lajm shumë të mirë pas incidentit me kartonin e kuq të Raphinhas në ndeshjen miqësore kundër Japonisë.

Sulmuesi brazilian u ndëshkua me karton të kuq për protesta pas golit të vonshëm të Japonisë, çka bëri që ai të pezullohej automatikisht për miqësoren e ardhshme kundër Singaporit.

Kjo bëri që shumë media të raportonin se Brazili po shqyrtonte mundësinë për ta liruar Raphinhan dhe për t’i lejuar atij rikthimin te Barcelona, pasi gjithsesi nuk do të mund të luante kundër Singaporit.

Megjithatë, në një vendim që mund të shkaktojë shumë polemika, duket se Brazili nuk ka asnjë synim për ta liruar më herët Raphinhan, pavarësisht se ai nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Singaporit.

Këtë e ka konfirmuar Rodrigo Caetano, drejtori ekzekutiv i Federatës Braziliane të Futbollit, i cili ka bërë të ditur se përfaqësuesja nuk dëshiron ta lirojë futbollistin.

“Raphinha qëndron. Në parim, ai do të qëndrojë me ne. Nuk ka kuptim të largohet, sepse ai është një nga liderët tanë”, deklaroi ai, sipas “Diario SPORT”.

Ky vendim bie ndesh me mirëkuptimin e pashkruar që tradicionalisht kanë pasur kombëtaret dhe klubet, pasi në të kaluarën ka pasur shumë raste kur futbollistët janë lejuar të largohen më herët nga grumbullimi nëse nuk kanë qenë në dispozicion për ndeshjen e radhës.

Ky nuk është aspak lajmi më i mirë për Barcelonën, pasi Raphinha tashmë rrezikon jo vetëm të pësojë ndonjë lëndim gjatë stërvitjeve me përfaqësuesen në Singapor, por edhe të mos jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen kundër Villarrealit.

Duhet theksuar se Brazili do të përballet me Singaporin të martën. Raphinha do të lejohet të rikthehet te Barcelona vetëm pas përfundimit të kësaj ndeshjeje.

Distanca mes Singaporit dhe Barcelonës është rreth 11 mijë kilometra, çka nënkupton një udhëtim të gjatë dhe rraskapitës për brazilianin. Pas mbërritjes, ai do të duhet të pushojë dhe të rikuperohet fizikisht në kohë për ndeshjen e Barcelonës kundër Villarrealit të dielën.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se Raphinha do të mungojë ndaj Villarrealit, por sigurisht që ia vështirëson dukshëm gjërat yllit të Barcelonës, i cili do të kishte preferuar të rikthehej menjëherë në qendrën stërvitore “Ciutat Esportiva”./Express

Burimi: Insajderi