Personaliteti televiziv britanik, Ferne McCann, kishte zbuluar në autobiografinë e saj të vitit 2016 se kishte pasur marrëdhënie intime me komedianin Russell Brand kur ishte 18 vjeçe.
Rrëfimi i 36-vjeçares, i publikuar në librin Cross My Heart, është rikthyer në vëmendje pas raportimeve të fundit lidhur me çështjet gjyqësore dhe akuzat për abuzim seksual ndaj Brand.
Ish-ylli i The Only Way Is Essex (TOWIE) kishte treguar se e takoi për herë të parë komedianin pas një shfaqjeje të tij në Brixton, ku më pas ai e ftoi atë dhe shoqet e saj në shtëpinë e tij.
“Isha 18 vjeçe kur takova për herë të parë Russell-in pas një koncerti që kishte bërë në Brixton. Më pëlqente shumë”, kishte shkruar ajo.
Sipas rrëfimit të saj, grupi kishte kaluar kohë në një vaskë me ujë të nxehtë, të veshur me të brendshme, përpara se ajo dhe Brand të largoheshin nga të tjerët.
“Pastaj u ngjitëm lart, ndërsa të tjerët endeshin poshtë. Një gjë çoi në një tjetër. Ai na udhëhoqi dhe seksi ndodhi thjesht”, kishte treguar McCann.
Ajo e kishte përshkruar përvojën si pozitive, megjithëse kishte pranuar se në atë kohë ishte shumë naive dhe e impresionuar nga fama e tij.
“Herën e parë që fjetëm bashkë isha shumë naive dhe e magjepsur nga yjet. E dija atëherë se ishte vetëm një natë dhe sinqerisht nuk më interesonte. Por kur u takuam përsëri vitin e kaluar isha më e pjekur dhe e dija çfarë doja”, kishte shkruar ajo.
Rrëfimet e saj janë rikthyer në qendër të vëmendjes ndërsa Brand, 51 vjeç, sipas raportimit të Daily Mail, përballet me hetime të tjera lidhur me pretendime për abuzim seksual.
Sipas gazetës britanike, të paktën tetë gra të tjera kanë ngritur akuza ndaj tij, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë dëshmi dhe pretendime të reja.
Ndërkohë, ish-partnerja e tij Jordan Martin ka bërë gjithashtu akuza për sulm seksual në një dokumentar të Netflix, duke rrëfyer përvojat e saj gjatë marrëdhënies me komedianin. /Telegrafi/