Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

Written by

in

Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës, ndërsa pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar përpara Drejtorisë së Policisë.

Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

“Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje. Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”.