Shqipëria luan sot një ndeshje të rëndësishme ndaj Bjellorusisë, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit të Ligës së Kombeve. Takimi zhvillohet nga ora 18:00 në stadiumin “Illovszky Rudolf”, në Budapest të Hunagrisë.
Kuqezinjtë, të drejtuar nga përzgjedhësi Ronaldo Maran, tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në play-off për ngjitje në Ligën B, por synimi është ta mbyllin grupin në pozitën e parë dhe të sigurojnë promovimin e drejtpërdrejtë.
Shqipëria kryeson grupin me 12 pikë, ndërsa Bjellorusia renditet e dyta me 10 pikë. Kjo do të thotë se një barazim do t’i mjaftonte kombëtares shqiptare për ta ruajtur kreun dhe për ta siguruar ngjitjen direkte në Ligën B.
Festa e Shqipërisë LSA Photos
Përballja pritet të jetë e luftuar, pasi të dyja ekipet kanë ende objektiva të rëndësishëm për të përmbushur.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave, Shqipëria kishte triumfuar me rezultat 2-0 në “Air Albania”.
Tashmë, kuqezinjtë synojnë ta përsërisin suksesin ose të marrin të paktën një pikë për ta mbyllur me sukses këtë edicion të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/