Kërkohej nga Gjykata për kanosje, 52-vjeçari arrestohet në Fushë Kosovë – përfundon në burgun e Dubravës

Kërkohej nga Gjykata për kanosje, 52-vjeçari arrestohet në Fushë Kosovë – përfundon në burgun e Dubravës

Written by

in

Kërkohej nga Gjykata për kanosje, 52-vjeçari arrestohet në Fushë Kosovë – përfundon në burgun e Dubravës

Një 52-vjeçar ka përfunduar në burgun e Dubravës, pasi u arrestua nga Policia në Fushë Kosovë, në bazë të një urdhërarresti të lëshuar nga Gjykata për një rast të kanosjes, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Besim Mujën, 52 vjeçar, i cili është ndaluar nga njësitë policore të shtunën, më 14 nëntor, rreth orës 15:00.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Fushë Kosovë, lidhur me veprën penale “Kanosja”.

Pas arrestimit, Policia ka realizuar urdhëresën gjyqësore dhe Muja është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për të vuajtur dënimin me burgim.

Rasti është evidentuar nga Policia si realizim i urdhëresës gjyqësore.

Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali