Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin

Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin

Written by

in

Gjenden tri automjete të vjedhura në Shqipëri, policia tregon për çka do të përdoreshin

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka finalizuar me sukses fazën e dytë të operacionit të koduar “Hijet e Natës”, duke bërë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e tre automjeteve të vjedhura, si dhe të sendeve të tjera që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjeve.

Në vijim të hetimeve intensive dhe kontrolleve të ushtruara në terren, sipas njoftimit, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë lokalizuar automjetet në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë.

Sipas policisë, dy prej automjeteve janë vjedhur më 13 nëntor 2026, në Mallakastër, ndërsa automjeti i tretë është vjedhur më 13 shtator 2026, në Divjakë. Nga hetimet paraprake dyshohet se automjetet do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve kriminale.

“Faza e dytë e operacionit vjen pas rezultateve të fazës së parë, gjatë së cilës u zbardhën pesë raste të vjedhjes së automjeteve. Në atë fazë, policia vuri në pranga një nga autorët e dyshuar, ndërsa shpalli në kërkim dy persona të tjerë, të dyshuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrolleve të fundit u sekuestruan edhe sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Ndërkohë, strukturat e DVP Fier vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe kapjen e dy të dyshuarve të shpallur në kërkim.”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv