
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin ushtarak “Golden Sabre” në Kampin Vrella gjatë ditëve në vijim, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta trajnuese.
Në këtë ushtrim do të marrin pjesë edhe Policia e Kosovës, EULEX-i dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), në rolet e tyre përkatëse të sigurisë.
KFOR-i ka njoftuar se gjatë zhvillimit të ushtrimit, banorët e zonës mund të vërejnë prani të shtuar të personelit ushtarak dhe automjeteve.
Sipas komunikatës, qëllimi i ushtrimit është forcimi i koordinimit, bashkëpunimit dhe ndërveprueshmërisë ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse, si dhe avancimi i aftësisë së tyre për të vepruar së bashku në mënyrë efektive.
Burimi: Insajderi