Denoncimi anonim zbulon armët në shtëpinë e 47-vjeçarit në Prishtinë – gruaja e akuzon për dhunë, Policia e arreston

Denoncimi anonim zbulon armët në shtëpinë e 47-vjeçarit në Prishtinë – gruaja e akuzon për dhunë, Policia e arreston

Written by

in

Denoncimi anonim zbulon armët në shtëpinë e 47-vjeçarit në Prishtinë – gruaja e akuzon për dhunë, Policia e arreston

Një denoncim anonim për dhunë ndaj bashkëshortes ka çuar Policinë në shtëpinë e një 47-vjeçari në Prishtinë, ku janë zbuluar një pistoletë, municion dhe një thikë. Burri dyshohet se kishte sulmuar fizikisht gruan një ditë më parë, ndërsa informacioni se mbante armë në shtëpi ka rezultuar i saktë pas kontrollit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor, rreth orës 19:00, në rrugën “Xhemajl Mustafa” në Prishtinë, ndërsa denoncimi që çoi në ndërhyrjen e Policisë është pranuar pasditen e së shtunës.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për E.B. 47 vjeçare dhe bashkëshorten e tij N.B. 46 vjeçar.

Policia ishte njoftuar nga një person anonim se 47-vjeçari kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe se posedonte armë.

Pas koordinimit me Prokurorinë, njësitë policore kanë shkuar në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë kryer kontrollin.

Në sallonin e shtëpisë është gjetur një pistoletë e tipit Walther, një karikator me katër fishekë dhe një thikë me këllëf.

Arma, municioni dhe thika janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Gjatë intervistimit, ai ka mohuar të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Megjithatë, gruaja ka dhënë një deklarim tjetër para hetuesve.

Ajo ka raportuar se një ditë më parë ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti, i cili e kishte goditur me duar.

46-vjeçarja ka marrë trajtim mjekësor dhe është intervistuar në prani të përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale.

Pas intervistimit, ajo është njoftuar për shërbimet mbështetëse dhe mundësitë e mbrojtjes, por ka refuzuar strehimin dhe kërkesën për urdhër mbrojtjeje, duke vendosur të kthehej në shtëpinë ku kishte jetuar deri atëherë.

Me vendim të Prokurorisë, ndaj 47-vjeçarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është iniciuar për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali