Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, njëri nga të arrestuarit, 33-vjeçar, dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”.
Një tjetër, 23-vjeçar, është arrestuar pasi, gjatë shoqërimit në komisariat, ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës.
Ndërkaq, është arrestuar edhe një 15-vjeçar, i dyshuar për disa vepra penale, përfshirë organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime e manifestime të paligjshme, prishjen e rendit dhe qetësisë publike, pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit dhe shkatërrimin e pronës.
Policia ka bërë të ditur se gjatë protestës janë vendosur edhe 44 masa administrative, dy prej të cilave në vlerë prej 500 mijë lekësh.
Sipas njoftimit, veprimet hetimore po vazhdojnë në bashkëpunim me Prokurorinë, për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme.
Burimi: RTKLive
