Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli ka bërë me dije se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, me fokus në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, riciklimin e tekstilit, përballimin e ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike.
Ajo ka theksuar se palët janë pajtuar për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në fushën e mjedisit.
Po ashtu, sipas Pacollit, pas ftesës së Ministres së Shtetit për Politikë të Jashtme, do të realizohet një vizitë bilaterale në Bangladesh, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja dhe të konkretizohen fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Burimi: RTKLive
