
Motër e vëlla, që u vranë të premten në Livoç të Ulët të Gjilanit, do të varrosen sot në vendlindjen e tyre, në fshatin Pozheran.
Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.
Njëherësh, policia ka njoftuar se i dyshuari për vrasjen është vetëdorëzuar, ndërsa arma e zjarrit është sekuestruar.
Nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe axha i viktimave, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)./Klankosova.tv