Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura

Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa vetura

Written by

in

Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prishtinë.

Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë disa automjete të përfshira në aksident, me dëme të konsiderueshme materiale.

Deri më tani nuk ka informacione zyrtare lidhur me personat e lënduar apo rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.

Telegrafi ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin dhe është në pritje të përgjigjes zyrtare. /Telegrafi/