
Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë me fillim nga ora 18:00, në një duel vendimtar në udhëtim kundër Bjellorusisë, ku kuqezinjve u mjafton vetëm një pikë për të mbyllur gjithçka.
Me këtë rezultat, ekipi i drejtuar nga përzgjedhësi Rolando Maran do të siguronte matematikisht vendin e parë në grup, duke arritur kështu rikthimin në Ligën B të Ligës së Kombeve, si dhe një biletë për në play-off-in e EURO 2028.
Pak para nisjes së takimit, është bërë i ditur edhe formacioni titullar me të cilin Shqipëria do të nisë sfidën për t’i bërë ballë bjellorusëve.
Formacioni zyrtar i Shqipërisë (4-3-2-1):
Portier: Etrit Berisha
Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Berat Djimsiti, Mario Mitaj
Mesfushorë: Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Qazim Laçi
Sulmues: Stavro Pilo, Arbër Hoxha, Rey Manaj.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali