Një shtetas i Kosovës, E.M. (47), ka humbur jetën në një aksident trafiku në rrugën magjistrale Rozhajë–Beranë, në Mal të Zi.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi malazez “Vijesti”, duke iu referuar informacioneve nga Drejtoria e Policisë.
Sipas raportimit, aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:45 dhe në të janë përfshirë dy automjete. Përveç viktimës, dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.
Ndërkohë, qarkullimi në këtë rrugë është rikthyer pas përfundimit të hetimeve në vendin e ngjarjes.
Burimi: Dukagjini
