Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

Written by

in

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc

Më 11 tetor 2025, Kombëtarja e Shqipërisë shënoi një fitore historike ndaj Serbisë, duke triumfuar me rezultat 0:1 në Leskoc, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2026.

Heroi i asaj mbrëmjeje ishte sulmuesi Rey Manaj, i cili shënoi golin vendimtar në fund të pjesës së parë, duke ndezur festën në mesin e shqiptarëve gjithandej trojeve shqiptare.

Pas golit, Manaj festoi duke bërë shqiponjën me duar, një moment që u kthye në simbol të asaj fitoreje.

Kjo skenë është përjetësuar edhe në një grafit në Mitrovicë, ku krahas festimit të sulmuesit është shënuar edhe data historike 11.10.2025, si kujtim i triumfit të kuqezinjve në tokën serbe.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali