
Një shtetas i Kosovës, i moshës 47-vjeçare, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në magjistralen Rozhajë–Berane, në Mal të Zi.
Kështu raporton mediumi malazez Vijesti, ku thuhet se shtetasi i Kosovës është me inicialet E.M.
Gazeta Insajderi ka mësuar se viktima në fjalë është Elvis Mulliqi, ish-polic kufitar.
Siç citohet drejtoria e policisë atje, dy persona u lënduan në aksidentin e orës 15:45, në të cilin u përfshinë dy vetura. /Insajderi.org/
Burimi: Insajderi