Një moment interesant dhe plot humor është regjistruar në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, teksa banorët kanë ndjekur ndeshjen mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë.
Vëmendjen e ka marrë veçanërisht Olechka, e cila pavarësisht origjinës së saj bjelloruse, ka vendosur të bëjë tifo për Kombëtaren shqiptare.
“Me Shqipërinë, more!”, është shprehur ajo, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime pozitive te banorët e tjerë.
Momenti ka sjellë një atmosferë sportive dhe plot humor brenda shtëpisë, ndërsa Olechka ka dëshmuar se në këtë përballje zemra e saj rreh për Shqipërinë. /Telegrafi/