
Anglia ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Spanjës, duke triumfuar me rezultat 2-3 në ndeshjen e fundit të Nations League dhe duke u hakmarrë për humbjen me rezultat identik që kishte pësuar disa muaj më parë në shtëpi.
Harry Kane kaloi anglezët në epërsi nga penalltia në fund të pjesës së parë, ndërsa Konsa realizoi për 0-2. Për epërsinë e trefishtë u përkujdes White, duke e çuar rezultatin në 0-3.
Megjithatë, pas përjashtimit të Andersonit nga loja, Spanja nisi rikthimin. Oyarzabal ngushtoi rezultatin nga penalltia, ndërsa Nico Williams shënoi për 2-3, por vendasit nuk arritën të shmangnin humbjen.
Me këtë fitore, Anglia e mbyll grupin në vendin e parë me 15 pikë, aq sa ka edhe Spanja në pozitën e dytë, dhe humbi pas 44 ndeshjeve. Kroacia renditet e treta me gjashtë pikë dhe do të luajë në play-off, ndërsa Republika Çeke e përfundon garën pa pikë./Klankosova.tv