
Eurodeputeti estonez, Riho Terras, ka reaguar ndaj interpretimit të një kënge nacionaliste serbe, e cila përmban pretendime territoriale ndaj Kosovës. Kënga u interpretua gjatë një aktiviteti të organizuar në kuadër të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Përmes një postimi në platformën X, Terras e ka cilësuar këtë interpretim si një veprim jashtëzakonisht të papërshtatshëm, duke ngritur pikëpyetje nëse bëhej fjalë për një provokim të qëllimshëm apo thjesht për injorancë.
“Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe që pohon pretendime mbi Kosovën në një aktivitet për zgjerimin e BE-së është një gabim jashtëzakonisht i patakt dhe pa shije”, ka shkruar Terras.
Burimi: Insajderi