Tahiri reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, në Prishtinë duhet dorëheqje

Tahiri reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, në Prishtinë duhet dorëheqje

Written by

in

Tahiri reagon pas këngës nacionaliste serbe në Bruksel: Gabim i madh i BE-së, në Prishtinë duhet dorëheqje

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas incidentit në Forumin e Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ku u lëshua një këngë nacionaliste serbe me përmbajtje kundër Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e cilësuar rastin si gabim të madh që kërkon kërkimfalje.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj udhëheqjes në Prishtinë, duke thënë se për këtë situatë duhet të ketë dorëheqje.

“Kur e kuptojnë se ke ardhur në pushtet me premtime e mashtrime, se je fleksibil dhe lëshon pe ku mundesh e ku s’mundesh, s’ke pse të çuditesh që edhe këngët t’i zgjedhin e t’i lëshojnë në Bruksel, ashtu siç janë kompozu e dakordu në Beograd!”, ka shkruar Tahiri.

Në fund, ai ka kërkuar që Bashkimi Evropian të kërkojë falje për incidentin, ndërsa në Prishtinë të ketë dorëheqje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali