Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

Written by

in

Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër

Beqir Devolli, 48 vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit drejt Tiranës, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i tritolit në automjetin e tij në Gjirokastër.

Policia shqiptare njoftoi se pasagjeri i automjetit, Erigers Mela, 26 vjeç, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur automjeti i tipit “Mercedes-Benz” shpërtheu në lëvizje. Dyshohet se lënda plasëse ishte vendosur në makinë.

Grupi hetimor po vazhdon punën për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar. Devolli njihej me nofkën “Çilo Hundëderri” dhe dyshohet se kishte lidhje me trafikun e drogës në Greqi.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Vdes 48-vjeçari pas shpërthimit të tritolit në Gjirokastër appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali