E akuzonte prej një viti për tradhti, 30-vjeçari dyshohet se e kapi gruan për qafe dhe e goditi me shuplakë në Ferizaj – arrestohet

E akuzonte prej një viti për tradhti, 30-vjeçari dyshohet se e kapi gruan për qafe dhe e goditi me shuplakë në Ferizaj – arrestohet

Written by

in

E akuzonte prej një viti për tradhti, 30-vjeçari dyshohet se e kapi gruan për qafe dhe e goditi me shuplakë në Ferizaj – arrestohet

Një grua në Ferizaj është përballur me një tjetër episod të dyshuar të dhunës në familje, pasi bashkëshorti e kishte akuzuar për tradhti dhe më pas e kishte penguar të largohej, duke e kapur për qafe dhe goditur me shuplakë. Sipas deklarimit të saj, akuzat e vazhdueshme për tradhti kishin filluar rreth një vit më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 15 nëntor, rreth orës 22:30, në rrugën “Halim Spahija” në Ferizaj.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për F.P. 30 vjeçar dhe bashkëshorten e tij K.P. 26 vjeçare.

Gjithçka kishte nisur kur burri e kishte akuzuar bashkëshorten se po e tradhtonte. Situata ishte tensionuar, ndërsa gruaja kishte filluar të qante, duke u ndier e pakuptuar nga bashkëshorti.

Në momentin kur ajo kishte tentuar të largohej, i dyshuari dyshohet se e kishte penguar, duke e kapur dhe tërhequr për qafe.

Nga ky veprim, gruaja kishte pësuar një gërvishtje në pjesën e qafës.

Por incidenti nuk kishte përfunduar me kaq.

Sipas deklarimit të viktimës, bashkëshorti e kishte goditur edhe një herë me shuplakë në anën e majtë të fytyrës.

Gjatë intervistimit në Polici, 26-vjeçarja ka treguar se sjellje të ngjashme, në formën e akuzave të vazhdueshme për tradhti bashkëshortore, kishin filluar rreth një vit më parë.

Megjithatë, ajo ka sqaruar se gjatë këtyre akuzave nuk ishte kërcënuar verbalisht nga bashkëshorti.

Gruaja ka pranuar trajtim mjekësor për shkak të shqetësimit emocional të përjetuar, ndërsa ka deklaruar se nuk ndihej e lënduar fizikisht.

Ndërkohë, gjatë intervistimit në Polici, i dyshuari ka pranuar se e kishte goditur bashkëshorten me shuplakë.

Pas konsultimit me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhuna në familje”.

Me vendim të Prokurorisë, 30-vjeçari është ndaluar për 48 orë, ndërsa rasti mbetet nën hetime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali