Kënga serbe në Bruksel, Haxhiu kërkon sqarime nga Komisioni Evropian

Kënga serbe në Bruksel, Haxhiu kërkon sqarime nga Komisioni Evropian

Written by

in

Kënga serbe në Bruksel, Haxhiu kërkon sqarime nga Komisioni Evropian

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me interpretimin e muzikës së një kënge nacionaliste serbe në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu e ka cilësuar këtë veprim si shqetësues, duke theksuar se kënga promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës.

“Është thellësisht shqetësuese që në hapjen e Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel të interpretohet muzika e një kënge nacionaliste serbe që promovon pretendime territoriale ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haxhiu, transmeton Klankosova.tv.

Ajo ka theksuar se një aktivitet që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk duhet të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes dhe fqinjësisë së mirë.

“Një forum që synon afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian nuk mund të përcjellë mesazhe që bien ndesh me parimet e paqes, fqinjësisë së mirë dhe respektimit të sovranitetit të shteteve”, thuhet në reagimin e saj.

Kryetarja e Kuvendit ka kërkuar sqarim nga Komisioni Evropian për përzgjedhjen e muzikës në këtë aktivitet.

“Presim sqarim nga Komisioni Evropian për këtë përzgjedhje të papërgjegjshme”, ka deklaruar ajo.

Mes tjerash, kryeparlamentarja ka theksuar se institucionet evropiane duhet të tregojnë kujdes dhe ndjeshmëri ndaj historisë së rajonit dhe mesazheve që përcjellin përmes aktiviteteve të tyre.