Filmi azerbajxhanas triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hagë

Filmi azerbajxhanas triumfon në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hagë

Written by

in

Kinematografia e Azerbajxhanit ka shënuar një sukses ndërkombëtar, pasi filmi i shkurtër artistik The Dance of Triumph ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Hagë 2026.

Filmi është shpërblyer në kategorinë “Paqe Globale, Harmoni dhe të Drejtat e Njeriut”, duke marrë vlerësimin kryesor të kësaj kategorie në edicionin e sivjetmë të festivalit.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Hagë, i cili u mbajt nga 13 deri më 15 nëntor, mblodhi krijues dhe produksione filmike nga vende të ndryshme të botës, duke i kushtuar vëmendje të veçantë kinemasë së pavarur dhe temave me rëndësi shoqërore.

Çmimi për filmin azerbajxhanas përbën një tjetër prezantim të suksesshëm të krijimtarisë filmike të këtij vendi në skenën ndërkombëtare.

Festivali synon të promovojë përmes artit filmik dialogun ndërkulturor, paqen, harmoninë dhe të drejtat e njeriut, duke u dhënë hapësirë edhe produksioneve të pavarura nga vende të ndryshme.

Burimi: Dukagjini