Vendimtar për skuadrën nga Nju Jorku ishte Jalen Brunson, i cili realizoi një gjuajtje për tri pikë vetëm 33 sekonda para fundit, duke i siguruar ekipit të tij një fitore të rëndësishme.
Ndërkohë, kampionët në fuqi vazhdojnë formën mbresëlënëse, duke regjistruar fitoren e 14-të radhazi.
Në Konferencën e Perëndimit, Los Angeles Lakers vazhduan me rezultate pozitive, duke mposhtur Phoenix Suns në udhëtim me shifrat 131-123. Fitore regjistroi edhe San Antonio Spurs, që triumfuan ndaj Utah Jazz në Salt Lake City me rezultat 110-102.
Në ndeshjet e tjera, Boston Celtics ishin bindës ndaj Dallas Mavericks, duke fituar me plot 37 pikë diferencë, 131-94. Ndërsa Philadelphia 76ers mposhtën Indiana Pacers me rezultat 131-124, duke vazhduar ngjitjen në renditjen e Konferencës së Lindjes.
Pas tri humbjeve radhazi, Oklahoma City Thunder u rikthyen te fitorja, duke triumfuar ndaj Sacramento Kings me shifrat 125-103.
Një fitore të thellë regjistroi edhe Houston Rockets, që shkatërruan Washington Wizards me rezultat 147-119. Në këtë përballje, Trae Young përjetoi një natë të pazakontë, duke e mbyllur ndeshjen pa asnjë pikë për herë të parë në karrierën e tij.
Ndërkohë, Los Angeles Clippers mposhtën Charlotte Hornets 113-105, kurse Atlanta Hawks triumfuan në udhëtim ndaj Milwaukee Bucks me rezultat 113-106.
Rezultatet e NBA-së:
– Philadelphia 76ers – Indiana Pacers 131-124
– Phoenix Suns – Los Angeles Lakers 123-131
– LA Clippers – Charlotte Hornets 113-105
– Toronto Raptors – New York Knicks 108-112 (pas vazhdimeve)
– Utah Jazz – San Antonio Spurs 102-110
– Boston Celtics – Dallas Mavericks 131-94
– Washington Wizards – Houston Rockets 119-147
– Milwaukee Bucks – Atlanta Hawks 106-113
– Sacramento Kings – Oklahoma City Thunder 103-125
Burimi: RTKLive
