
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndërprerjen e tregtimit të energjisë elektrike me kompanitë nga Serbia.
Ymeri ka ironizuar me vendimin e fundit duke kujtuar deklaratat e mëhershme se nuk kishte tregti të energjisë me kompani serbe.
“Ha-ha! More patriota more patriota, s’keni flokë në kry sa keni thanë jo s’është e vërtetë, nuk ka tregti me kompani serbe”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Ymeri i është drejtuar edhe kryeministrit, duke ngritur pikëpyetje se çfarë do të thotë Qeveria në Kuvend të enjten lidhur me këtë çështje.
Ajo ka theksuar se marrëveshja për tregtinë e energjisë elektrike ka nisur më herët, ndërsa ka paralajmëruar se Kosovën e pret edhe një dimër i vështirë.
“Falemnderit për konfirmim se tregti me kompani serbe ka pas por je shumë vonë dhe fare pa forcë me nxjerr Kosovën nga kjo fajde”, ka deklaruar Ymeri.
Deputetja e LDK-së ka kritikuar vonesën e Qeverisë në trajtimin e kësaj çështjeje, duke pretenduar se pasojat e marrëveshjes do ta dëmtojnë Kosovën edhe në të ardhmen.
“Fajde që ka me na dëmtu deri në ditën kur nuk je më në xhip”.