
Një kontroll policor në Obiliq ka çuar në sekuestrimin e një arme, municioni dhe një sasie të dyshuar narkotike.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 10 tetor, rreth orës 16:00, derisa njësia patrulluese po mbante pikë kontrolli në zonën e fshatit Grabovc, është ndaluar një veturë me targa vendore.
Gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë janë gjetur një pistoletë Reximex, dy karikatorë dhe 18 fishekë të kalibrit 9×19 mm.
Po ashtu, Policia ka gjetur edhe rreth 0.27 gramë marihuanë.
Shoferi i veturës, Durim Muajn, është shoqëruar në Stacionin Policor në Obiliq, ndërsa arma, municioni dhe substanca e dyshuar narkotike janë sekuestruar si prova materiale.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka deklaruar se arma i përket një familjari të tij.
Pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar për “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ekskluzive | Policia ndal veturën në Obiliq – brenda gjen pistoletë, 18 fishekë dhe marihuanë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali