Gruaja denoncon dhunë në familje në Prishtinë – thotë se bashkëshorti e sulmoi pasi refuzoi t’i jepte para për narkotikë

Gruaja denoncon dhunë në familje në Prishtinë – thotë se bashkëshorti e sulmoi pasi refuzoi t’i jepte para për narkotikë

Written by

in

Gruaja denoncon dhunë në familje në Prishtinë – thotë se bashkëshorti e sulmoi pasi refuzoi t’i jepte para për narkotikë

Një rast i dhunës në familje është raportuar më 10 tetor në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 18:30, në Stacionin Policor Jugu është paraqitur V.R., e cila ka deklaruar se rreth orës 17:00 kishte qenë në banesën e saj së bashku me vajzën dhe bashkëshortin, G.R.

Sipas deklarimit të saj, i dyshuari i kishte kërkuar para për të blerë narkotikë, ndërsa pasi ajo kishte refuzuar, dyshohet se e ka goditur me grushte në pjesën e pasme të kokës dhe në këmbë.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga banesa.

Viktima ka refuzuar trajtimin mjekësor.

Në kuadër të rastit është intervistuar edhe një dëshmitar, L.R., i cili ka deklaruar se i dyshuari është përdorues i narkotikëve dhe se kohë pas kohe shfaq sjellje të dhunshme.

Sipas deklarimit të dëshmitarit, ai është telefonuar nga viktima dhe më pas ka shkuar ta marrë, në mënyrë që ajo të mos qëndronte në banesë derisa të gjendej një zgjidhje.

Në rast janë angazhuar hetuesit për dhunë në familje.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa G.R. është vendosur në kërkim policor.

Hetimet po vazhdojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gruaja denoncon dhunë në familje në Prishtinë – thotë se bashkëshorti e sulmoi pasi refuzoi t’i jepte para për narkotikë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali