
Një rast i dhunës në familje është raportuar më 10 tetor në fshatin Drenoc të Malishevës, ku një mosmarrëveshje mes motrës dhe vëllait dyshohet se ka përfunduar me sulm fizik.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, Sh. K, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e tij, Sh.K, duke pësuar lëndime në pjesën e fytyrës.
Sipas të dhënave të rastit që ka mësuar Sinjali nga Prokuroria, Policia ka siguruar prezencën e të dyshuarës, e cila ka pranuar se mes tyre kishte pasur një mosmarrëveshje dhe se në një moment e kishte gërvishtur vëllain me duar në fytyrë.
Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në QKMF-në e Malishevës.
Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit është iniciuar procedura për “Dhunë në familje”.
Sh.K është ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Rrahje mes motrës dhe vëllait në Malishevë – ai përfundon me lëndime në fytyrë, ajo ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali