Ekskluzive | Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë

Ekskluzive | Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë

Written by

in

Ekskluzive | Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë

Një përleshje fizike është raportuar më 10 tetor në fshatin Shupkofc të Mitrovicës, ku një mosmarrëveshje për një borxh dyshohet se ka eskaluar në përdorim spreji dhe sulm fizik.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se rreth orës 11:40, Policia është njoftuar për incidentin dhe njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Sipas informatave fillestare, Alfred Igrishta dyshohet se gjatë përplasjes ka përdorur sprej ndaj Sead Ejupovic, e më pas e ka goditur me të njëjtin mjet në kokë.

Në incident dyshohet se është përfshirë edhe Irma Ejupovic, e cila sipas të dhënave të rastit e ka goditur me shuplaka njërën nga palët e përfshira.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur spreji që dyshohet se është përdorur gjatë përleshjes.

Pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit, Alfred Igrishta është ndaluar për 48 orë nën dyshimet për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”, “Lëndim të lehtë trupor” dhe “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Ndërkaq, Irma Ejupovic është intervistuar për veprën penale “Sulm” dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive | Sherri për borxhin eskalon në përleshje në Mitrovicë – përdoret sprej, njëri ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali