Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës në Tiranë 72-vjeçari që u dhunua nga i biri 10 ditë më parë. Ngjarja ndodhi në fshatin Rrushkull ku banon familja Kaçuli.
I moshuari nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra, me gjithë përpjekjet e mjekëve. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Rrushkull të Manzës, kur çifti i bashkëshortëve, përkatësisht 69 dhe 72 vjeç, u plagosën rëndë nga djali i tyre, para shtëpisë.
E ndërsa gruaja u trajtua në Spitalin Rajonal të Durrësit, bashkëshorti i saj u dërgua drejt Spitalit të Traumës për trajtim më të specializuar. Paraprakisht policia bëri me dije se djali ka probleme të shëndetit mendor. /Tch/