Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare: Anulohet takimi në Athinë, rrezikohet organizimi i “Prishtina 2030”

Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare: Anulohet takimi në Athinë, rrezikohet organizimi i “Prishtina 2030”

Written by

in

Rama alarmon për Lojërat Mesdhetare: Anulohet takimi në Athinë, rrezikohet organizimi i “Prishtina 2030”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ngritur shqetësimin për rrezikun e humbjes së organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, pasi është anuluar takimi i planifikuar në Athinë.

Rama e ka cilësuar anulimin e takimit si skandal dhe turp për shtetin, duke kërkuar llogaridhënie nga kryeministri Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

Në reagimin e tij, ai ka përmendur arsyet që, sipas njoftimit zyrtar të Komitetit Olimpik të Kosovës, kanë çuar në anulimin e takimit nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare.

Sipas tij, bëhet fjalë për mungesë përgjigjesh, obligime të papërmbushura dhe moskonfirmim të delegacionit brenda afatit të përcaktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin se anulimi i këtij takimi mund të rrezikojë përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare, të cilat pritej të mbaheshin në Prishtinë në vitin 2030.

“Albin Kurti dhe Qeveria e Kosovës duhet të japin llogari menjëherë! Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali