Sipas deklaratës së shefit të Emergjencës në këtë spital, Hekuran Veçgishti, pacientja fillimisht ishte sjellë rreth orës 19:00 të mbrëmjes së kaluar, nën përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Ajo i ishte nënshtruar ekzaminimeve radiologjike dhe ultrasonografike, si dhe konsultave mjekësore, pas të cilave ishte liruar në gjendje stabile.
Mirëpo, pacientja ishte sjellë sërish në spital rreth orës 00:45, këtë herë nga urgjenca e qytetit, pa shenja jete.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve mjekësore, përfshirë reanimimin kardiopulmonar dhe ndërhyrjen e ekipit të anestezionit, ajo nuk ka arritur të rikthehet në jetë.
Pacientja ka vdekur në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren.
Burimi: RTKLive
