Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Nora dhe Arlinda kërkojnë falje dhe pajtohen, por puthjet e kësaj të fundit bëhen temë diskutimi

Written by

in

Arlinda dhe Nora kanë lënë pas përplasjet mes tyre, duke i kërkuar falje njëra-tjetrës pas debateve të fundit.

Gjithçka nisi pasi Arlinda shprehu pëlqimin për Norën, por kjo e fundit, pas një kohe, e përjetoi keq situatën, duke e cilësuar Arlindën si përndjekëse dhe narciste.

Arlinda iu kundërpërgjigj duke e quajtur edhe ajo Norën narciste.

Gjatë bisedës së pajtimit, Nora u përlot dhe u largua drejt banjës. Arlinda i shkoi pas, duke i kërkuar sërish falje.

Kur Nora doli, të dyja u përqafuan, ndërsa Arlinda e puthi në faqe dhe në qafë.

Ky moment nuk kaloi pa u komentuar nga ndjekësit e programit.

Disa prej tyre bënë shaka se Arlinda po shfrytëzonte rastin për ta puthur Norën, ndërsa kjo e fundit vijonte të qante edhe pas pajtimit. /Telegrafi/