Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

Written by

in

Malda Avdyli, 11-vjeçarja që po ndjek ëndrrën e saj në muzikë (VIDEO)

Malda Avdyli është vetëm 11 vjeçe, por tashmë ka nisur rrugëtimin e saj në muzikë, duke kombinuar këndimin me mësimin e instrumentit të flautit.

 Ajo ka treguar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova, se pasioni për muzikën i ka lindur që në fëmijëri, kur prindërit e saj kanë vërejtur talentin e saj teksa këndonte në veturë.

“Që në moshën tetëvjeçare kam filluar ta mësoj flautin. Muzikën e dua shumë dhe kjo është ëndrra ime. Në fillim e kisha pak më të vështirë, por me ushtrime po bëhet gjithnjë e më lehtë”, ka treguar 11-vjeçarja.

Ndiqni intervistën e plotë: