Komisioni i Pavarur për Media (KPM), nuk e ka miratuar rekomandimin e Zyrës Ligjore për shqiptimin e vërejtjes ndaj Televizionit Dukagjini, lidhur me monitorimin e emisionit “Debat Plus” të datës 6 tetor.
Gjatë votimit në KPM, rekomandimi mori tri vota për dhe tri kundër, duke mos siguruar shumicën e nevojshme për miratim.
Burimi: Dukagjini
