Interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në Bruksel, Hoxhaj: Më shumë se skandaloze

Interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në Bruksel, Hoxhaj: Më shumë se skandaloze

Written by

in

Interpretimi i melodisë nacionaliste serbe në Bruksel, Hoxhaj: Më shumë se skandaloze

Ish-ministri i Jashtëm, deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas interpretimit të melodisë së një kënge nacionaliste serbe, në hapje të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Hoxhaj e quajti ngjarjen “më shumë se skandaloze”, duke thënë se kënga mohon shtetësinë e Kosovës dhe shpreh pretendime territoriale ndaj saj.

“Kosova e ka vendin në tryezën e zgjerimit të Bashkimit Evropian. Nacionalizmi serb nuk e ka vendin në skenën e tij”.

Në të njëjtin reagim, ai akuzoi komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, se po lobon për dënimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit në Hagë, duke ushtruar presion kundër Ligjit për Gjykatën Speciale.

Deputeti tha se verdikti ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së ishte i padrejtë dhe përsëriti mesazhin që, sipas tij, ua ka përcjellë edhe partnerëve evropianë.

“Nuk do të heshtim kur vihet në pikëpyetje liria dhe pavarësia e Kosovës. Këtë ua kam thënë partnerëve tanë evropianë atëherë dhe ua them edhe sot”, shkroi ai.