19 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë

19 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë

Written by

in

19 të dënuar certifikohen në Smrekonicë, përfundojnë trajnimet në IT dhe automekanikë

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë, 19 persona të dënuar kanë përfunduar me sukses programe rehabilituese dhe trajnime profesionale, duke u pajisur me certifikata në fusha të ndryshme.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, 10 të dënuar kanë përfunduar Programin Rehabilitues “Vendimmarrja Sociale”, pesë kanë ndjekur trajnimin në Teknologji Informative, ndërsa katër të tjerë janë aftësuar në drejtimin e automekanikut.

Programi dhe trajnimet janë realizuar nga zyrtarët socialë dhe përgjegjësit për aftësim profesional, në bashkëpunim me Qendrat e Aftësimit Profesional në Prishtinë dhe Mitrovicë.

Certifikatat u janë ndarë pjesëmarrësve nga përfaqësues të Qendrës Korrektuese në Smrekonicë dhe institucioneve të aftësimit profesional.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se këto programe synojnë rehabilitimin dhe risocializimin e personave të dënuar, duke u ofruar atyre njohuri dhe shkathtësi profesionale që mund t’u ndihmojnë për punësim dhe riintegrim në shoqëri pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali