“Fati, guximi dhe suksesi”, libri që bashkoi zemrat e Bekimit dhe Angjelinës (VIDEO)

"Fati, guximi dhe suksesi", libri që bashkoi zemrat e Bekimit dhe Angjelinës (VIDEO)

Written by

in

"Fati, guximi dhe suksesi", libri që bashkoi zemrat e Bekimit dhe Angjelinës (VIDEO)

Emision Weekend-i vazhdon të sjellë mysafirë tejet pozitivë dhe atraktivë.

Këtë të diele, enkas për shikuesit e Klan Kosovës mysafirë ishin një çift goxha simpatik.

Ata janë Bekim Brestovci dhe Angjelina Shala-Brestovci.

Të dy rrëfyen historitë e pathëna e të padëgjuara më parë.

Po ashtu për herë të parë, folën edhe për njohjen e tyre të parë e deri tek martesa e tyre e cila u përmbush edhe me lindjen e vajzës, Xhesikës.

Vet Angjelina, tregoi se ‘sebep’ i njohjes së tyre u bë libri autobiografik i Bekimit “Fati, guximi dhe suksesi” që u botua më 2019-tën.

“Paska diçka të përbashkët me mua ky libër dhe dua ta lexoj përafër, ta shoh se çka ka brenda. Dhe, aty nuk ishte qëllimi që më interesonte ky, por libri se unë nuk e dija se kush ishte ky dhe çfarë bënte. Në atë moment, unë i shkrova Kosovares dhe ata mu përgjigjen që shkruaji këtij direkt, se në fakt ai nuk i shet librat por ua jep njerëzve të rëndësishëm për atë që janë”, deklaroi ajo.

Më pas ajo e tregoi krejt se çka ndodhi mes tyre nga njohja nga afër e deri tek martesa dhe krijimi i familjes.