Eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk i ka dalë në mbështetje Kosovës pas interpretimit të melodisë së një kënge nacionaliste serbe gjatë koncertit hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Ilhan Kyuchyuk në një postim në platformën X, ka shkruar se lejimi i melodive nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira.
“Kosova meriton respekt të plotë dhe përfshirje në rrugën e saj drejt BE-së. Dhënia e një skene për meloditë nacionaliste në hapjen e Forumit të Zgjerimit të BE-së në Bruksel e minon frymën e pajtimit rajonal dhe të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në mbështetje të Kosovës dhe përparimit të saj demokratik”, ka shkruar ai.
Burimi: Dukagjini
