Deputeti i Aleancës për Shqiptarët Rijad Shaqiri, është i ftuari i radhës në emisionin PodGo në Telegrafi Maqedoni, me të cilin kemi diskutuar për ASH-në, AKI-në, Qeverinë aktuale, si dhe VLEN-in.
Ai tha se ASH është parti e shtrirë me struktura nga Likova deri në Strugë, duke shtuar se ajo është pastruar nga individë të cilët synim kanë pasur vetëm pushtetin dhe pozitat.
“Jemi strukturë e shtrirë nga Likova deri në Strugë. Në çdo fshat të zonave shqiptare kemi nëndegë. Në ato fshate ku nuk kemi nëndegë, kemi grupe kontakti që janë aktivistë të denjë. Njerëzit kanë filluar të lodhen nga politika. Ne si subjekt jemi pastruar nga ata njerëz të cilët kanë vepruar brenda partisë vetëm për të përfituar benefitet dhe pozicionet. Pasi dolëm ne nga Qeveria, ata mbetën në pushtet dhe sot të njëjtit janë të padukshëm. Aleanca për Shqiptarët që i ka strehuar të gjithë ata njerëz dhe po të njëjtit u munduan ta dëmtojnë atë”, tha Shaqiri, duke shtuar se koha e ka dëshmuar se ata kanë pasur të drejtë kur dolën nga Qeveria”, tha Shaqiri.
Në lidhje me Qeverinë, ai tha tha se kryeministri dhe funksionarë tjerë të OBRM-PDUKM-së kanë arrogancë karshi shqiptarëve.
“E shihni arrogancën e OBRM-PDUKM-së, arrogancën e kryeministrit dhe disa eksponentëve të caktuar, sidomos edhe arrogancën e Maksim Dimitrievskitt, i cili thjesht mundohet të krekoset dhe të paraqitet një patriot i madh. Atij i pengon nëse mbahet provimi i jurisprudencës në gjuhën shqipe. Po i njëjti, domethënë, është zgjedhur me votat e shqiptarëve, ka trokit në çdo derë shqiptare në Kumanovë për të siguruar ndonjë votë plus”, tha Shaqiri.
E pyetëm edhe për koalicionin “Aleanca Kombëtare për Integrim”, ndërsa tha se ajo ka dëshmuar veprimin e vet politik.
“AKI-ja është gjallë. AKI-ja dha rezultatet e veta, në pjesën e Gostivarit, pjesën e Vrapçishtit dhe së fundmi me pjesën e Bervenicës. AKI dëshmoi se veprimin politik e ka të argumentuar në drejtim të asaj se duhet të pengohet politika anti-shqiptare”, tha Shaqiri.
Kurse sa i përket VLEN-it, Shaqiri tha se ata kanë qenë shpresë në vitin 2024, ndërsa sot nuk kanë potencë politike për të çuar procese përpara.
“Ndjej keqardhje, pasi edhe ne fillimisht kemi qenë pjesë e Qeverisë në kuadër të VLEN-it. Unë e kam ndjerë dhe e kam alarmuar mospërfilljen. Filluan shkarkimet masive të shqiptarëve. VLEN-i ishte shpresë për shqiptarët në vitin 2024. Popullata besonte se do të ketë ndryshim në aspekt pozitiv. Por tani shihet se VLEN-i nuk k potencë politike për të ecur para procese. Duhet të jenë më këmbëngulës në qëndrimet e tyre”, tha Shaqiri.
Ndërsa në lidhje me të ardhmen e shtetit, Shaqiri tha se Maqedonia do të ngelet e izoluar nëse vazhdon të jetë nën ndikimin e Serbisë dhe Rusisë.
“Maqedonia e Veriut si shtet vendin e vet e ka në BE. Mirëpo, veprimi politik momental i Maqedonisë nuk të lë të kuptosh se ne jemi duke ecur drejt BE-së. Sot kemi debatin për Alta Bankën. Ajo është bankë serbe, e formuar nga vetë Vuçiqi. Nga ajo që kam lexuar është se para gjykatat serbe t’ia marrin licencën, miliona euro janë zhdukur dhe sot ata mjete janë në Maqedoni. Maqedonia nëse vazhdon me këto politika do të jetë e izoluar. Do të mbetet si provincë e Serbisë, nën ndikimin rus. Ndërsa neve si shqiptarë kjo nuk na konvenon”, tha Shaqiri./Telegrafi/