Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Shiroka Pula kërkon mbështetjen e Finlandës për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Written by

in

Këto çështje u diskutuan në takimin që presidentja Shiroka Pula zhvilloi me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Eevamari Laaksonen, me të cilën bisedoi edhe për thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

Sipas njoftimit të Presidencës, Shiroka Pula vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës, duke theksuar rëndësinë e saj për fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik dhe rritjen e investimeve finlandeze në Kosovë, veçanërisht në sektorët e teknologjisë, energjisë, inovacionit dhe shërbimeve profesionale.

Burimi: RTKLive