
Ish-ministri gjerman për Europën, Michael Roth, i ka reaguar ish-kryediplomatit serb, Ivica Daçiq, i cili tha në një rast gjatë fushatës zgjedhore në Serbi se “në një moment flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.
”E mjera Serbi! Ivica Daçiq dëshiron që flamuri serb të valojë mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë”, shkroi Roth.
Roth tha se votuesit serbë duhet të dinë se kjo rrugë “çon drejt luftës” dhe kërkoi ndaljen e fondeve europiane për Serbinë.
“Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës. Ajo nuk çon drejt BE-së. Mjaft më me para të BE-së për Serbinë!”, shkroi ai në X.
Poor Serbia! Ivica Dačić wants the Serbian flag flying over Prizren. Territorial claims against a neighbour leave me speechless. Serbian voters should know what they are deciding on 25 October. This path leads to war. It does not lead into the EU. No more EU money for Serbia!
— Michael Roth (@MiRo_SPD) October 11, 2026
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
The post Ish-ministri gjerman i reagon Daçiqit për “valvitjen e flamurit serb mbi Prizren”: E gjora Serbi, kjo çon në luftë appeared first on Sinjali.
Burimi: Sinjali