Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

Kosova dhe Austria drejt nënshkrimit të marrëveshjes për sigurime sociale

Written by

in

Në takim ishte e pranishme edhe Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA) në Prishtinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti bëri të ditur se diskutimet u përqendruan në bashkëpunimin zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në sektorët që mbulon ministria.

“Pata kënaqësinë të pres në takim Ambasadorin e Republikës së Austrisë në Kosovë, Sh.T. Georg Schnetzer, i shoqëruar nga znj. Rita Glavitza, udhëheqëse e Zyrës Koordinuese të Agjencisë Austriake për Zhvillim (Austrian Development Agency – ADA) në Prishtinë, me ç’rast diskutuam për avancimin e bashkëpunimit zhvillimor, shkëmbimin e përvojave dhe shfrytëzimin e ekspertizës austriake në shërbim të sektorëve që mbulon Ministria”, ka shkruar Hoti.

Ai e falënderoi ambasadorin Schnetzer për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj Kosovës, ndërsa e njoftoi për prioritetet dhe planet e ministrisë, si dhe mundësitë konkrete për bashkëpunim.

Një nga çështjet kryesore të diskutuara ishte edhe Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar.

“Marrëveshja për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Austrisë, teksti i së cilës tashmë është dakorduar, pritet të kalojë së shpejti procedurat e nevojshme dhe të nënshkruhet. Ajo do të mundësojë njohjen dhe bashkërendimin e periudhave të sigurimit dhe realizimin e të drejtave pensionale për qytetarët që kanë punuar në të dyja vendet”, ka shkruar Hoti.

 

 

 

Burimi: RTKLive