Rasti “Thaçi 2”: Verdikti në ditën kur mori emrin UÇK-ja (VIDEO)

Rasti “Thaçi 2”: Verdikti në ditën kur mori emrin UÇK-ja (VIDEO)

Written by

in

Rasti “Thaçi 2”: Verdikti në ditën kur mori emrin UÇK-ja (VIDEO)

Fiks 32 vjet më parë, mori emrin Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ky emër ushtrisë, që i doli kundër asaj të Serbisë, iu vu më 17 nëntor 1994 në një takim të madh në Zvicër.

Por, pikërisht në datën e njëjt, 17 nëntor 2026, tash do të gjykohet një nga udhëheqësit e saj, Hashim Thaçi.

Gjykata Speciale me seli në Hagë, ka vendosur që këtë ditë të japë vendimin ndaj Thaçit për tentim pengim të drejtësisë.

Me fillim nga ora 10:00, për dyshimet e njëjta aktgjykimi do të shpallet edhe për Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Kilaj dhe Hajredin Kuçin.

Këta pesë, siç pretendon prokuroria, tentuan të ndikojnë tek disa dëshmitarë që u paraqitën tek rasti për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Prokuroria ka kërkuar dënim për secilin. 6 vjet për Thaçin, nga 3 për Smakajn, Kilaj e Fazliun dhe 9 muaj burg për Kuçin.

Nuk dihet cili do të jetë vendimi i gjykatës të martën, por dihet me siguri që këto akuza janë kundërshtuar ashpër nga avokatët e palëve të cilët, kur u dhanë fjalët përfundimtarë këta kërkuan që këta të lirohen.

Asnjë nga gjërat që pretendon prokuroria, sipas mbrojtjes, nuk kanë pasur asnjë ndikim të procesi i gjykimit të parë, pasi këta akuzohet vetem per tentim nderhyrje dhe jo per vepren penale te kryer.

Megjithëkëtë, nga organiztata e veteranëve të luftës deklaruan të hënën se as në këtë rast nuk kanë besim në drejtësinë e Dhomave të Specializuara në Hagë, pasi dihet tashmë mënyra si e kanë drejtuar dhe po vazhdojnë ta drejtojnë procesin kundër krerëve të UÇK-së.