
Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me kryetrajnerin Debatik Curri.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi zyrtar të klubit, i cili ka falënderuar Currin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte në krye të skuadrës.
“Pas përmbylljes së këtij bashkëpunimi, klubi shpreh vlerësimin për angazhimin dhe kontributin e trajnerit Curri gjatë periudhës në krye të skuadrës, duke i dëshiruar suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit transmeton Klankosova.tv.
Klubi gjilanas ka theksuar se ndarja po bëhet në frymën e respektit të ndërsjellë dhe të raporteve profesionale.
“Sport Club Gjilani e konsideron të rëndësishme ruajtjen e raporteve korrekte dhe profesionale, duke e mbyllur këtë kapitull me respekt të ndërsjellë dhe mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm”, thuhet më tej në komunikatë.
Ndërkohë, klubi ka bërë të ditur se për zhvillimet e ardhshme lidhur me organizimin e shtabit teknik do ta informojë opinionin publik me kohë, përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.