
E parkoi veturën pranë vendit të punës, por kur doli ta kontrollonte, ajo ishte zhdukur. Kështu e nisi mëngjesin e së hënës një punonjës i ëmbëltores “Elmedina”, në lagjen Dardania të Prishtinës, i cili përfundoi në stacionin policor për të denoncuar vjedhjen e automjetit, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit, E. S, i lindur në vitin 1992, kishte shkuar në punë dhe e kishte parkuar veturën në afërsi të ëmbëltores, në rrugën “Bekim Berisha”.
Rreth orës 09:00, kur kishte dalë jashtë, ai kishte vërejtur se automjeti nuk ndodhej më aty ku e kishte lënë. Bëhet fjalë për një veturë të tipit Mitsubishi, me ngjyrë hiri metalike. Rastin e ka denoncuar në stacionin policor rreth orës 10:30, ndërsa personi që dyshohet se e ka marrë automjetin mbetet i paidentifikuar. Rasti është evidentuar si vjedhje.
Burimi: Sinjali