Edita kërkon të dalë nga shtëpia, pas veprimeve të Nichit: E kam djalin me autizëm

Edita kërkon të dalë nga shtëpia, pas veprimeve të Nichit: E kam djalin me autizëm

Written by

in

Grimerja e njohur, Edita, është shprehur tejet e prekur nga disa prej veprimeve të banorit Nichi brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.

Gjatë diskutimeve, ajo ka treguar se e ka djalin me zhvillim të vonshëm, ndërsa ka theksuar se disa nga gjestet e bëra nga Nichi në dhomën e gjumit e kanë lënduar emocionalisht, duke nënkuptuar se pikërisht gjestet mund të kenë qenë si një lloj përqeshje për djalin e saj.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme gjatë spektaklit ‘Prime’, ku u diskutua pikërisht kjo çështje. Reagimi i Editës ishte mjaft emocional, aq sa ajo kërkoi të shkonte në dhomën e rrëfimit për të biseduar me moderatorin Alaudin Hamiti.

Gjatë bisedës, Edita shprehu vështirësinë që po përjetonte përballë kësaj situate, duke kërkuar madje edhe largimin nga shtëpia e BBVK-së.

“Nuk po muj, nuk po mundem”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se situata e kishte prekur thellë.

Reagimi i saj erdhi pas një diskutimi që duket se ka pasur ndikim të madh emocional tek ajo, ndërsa mbetet të shihet se si do të vazhdojë situata mes banorëve brenda shtëpisë.