Këngëtarja britanike RAYE është artistja me më së shumti nominime për edicionin e vitit 2027 të Grammy Awards, duke siguruar gjithsej 11 kandidatura.
Artistja kryeson listën e nominimeve të këtij viti, duke lënë pas emra të njohur të industrisë muzikore, si ROSALÍA, Taylor Swift dhe Olivia Rodrigo.
Ajo është gjithashtu në garë për dy prej kategorive RAYE është nominuar për çmimin kryesor, Albumi i Vitit (Album of the Year), me albumin e saj “THIS MUSIC MAY CONTAIN HOPE”.
më të rëndësishme të ceremonisë: Kënga e Vitit (Song of the Year) dhe Incizimi i Vitit (Record of the Year), me këngën “WHERE IS MY HUSBAND!”.
Përveç këtyre, këngëtarja ka marrë nominime edhe në kategori të tjera, përfshirë Best Pop Vocal Album, Best Dance Pop Recording dhe Songwriter of the Year, duke dëshmuar suksesin e saj në disa fusha të industrisë muzikore.
Me 11 nominime, RAYE është artistja që kryeson listën e nominimeve për edicionin e sivjetmë të Grammy Awards. Përveç këtij suksesi, ajo ka barazuar edhe rekordin e Beyoncé-s për numrin më të madh të nominimeve të marra nga një artiste femër në një edicion të vetëm të këtyre çmimeve.